Së paku 20 vetë janë vrarë nga një shpërthim në sistemin e gypave të naftës në Irakun qendror, që nuk përdorej. Nuk është e qartë se çka e shkaktoi këtë shpërthimin, që ndodhi mbrëmë vonë. Prej zhvillimeve të tjera në Irak veçojmë dhunën e mbrëmshme në qytetin Divanija, me ç'rast, në luftimet me militantët shiitë, u vranë 20 ushtarë irakianë. Përfaqësuesit e ushtrisë shiite al-Mahdi thonë se në radhët e tyre janë vrarë 5 vetë, e jo 50, siç thonë zyrtarët irakianë. Ushtria amerikane ka njoftuar për vrasjen e dy ushtarëve të saj. Prej të dielës në Irak janë vrarë 10 pjesëtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.