Tre ish pjesëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës janë shpallur sot fajtorë për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Selim Krasniqi, Agron Krasniqi dhe Bedri Zyberaj janë dënuar me nga 7 vjetë heqje lirie për rrëmbim, torturë dhe vrasje të bashkëkombasve të tyre, për të cilët besohej se kanë bashkëpunuar me autoritetet serbe. I akuzuari I katërt, Islam Gashi është liruar nga akuzat, kurse I akuzuari I pestë, Xhemajl Gashi, nuk është arrestuar ende. Në një komunikatë për opinion, administrata ndërkombëtare ka njoftuar se krimet kanë ndodhur në qershor dhe korrik të vitit 1998, në një qendër paraburgimi, e cila gjendej në një shkollë fillore në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.