Ndërlidhjet

JERUSALEM


Tetë ushtarë izraelitë janë plagosur në afërsi të qytetit jugor Tyre të Libanit.
Ushtria izraelite tha se operacioni u ndërmor kundër luftëtarëve të Hezbollahut, të cilët besohet të jenë përgjegjës për raketimin e qytetit izraelit Hadera, 70 km nga kufiri me Libanin.
Ndërkaq Hezbollahu tha se ka zbrapsur përpjekjen e komandove izraelite për të zbarkuar në qytetin Tyre.
Aeroplanët izraelitë sot i vazhduan bombardimet në paralagjet jugore të kryeqytetit libanez Bejrut.
Po sot, 5 veta u plagosën kur raketat i goditën paralagjet e qytetit verior izraelit Haifa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG