Autorja e librave Bestseller "Harry Poter" J.K Rowling ka thënë se ndihet e mërzitur por gjithashtu e lehtësuar që gjendet para përfundimit të librit të shtatë dhe të fundit të serisë së librave për djaloshin magjistar. Ajo e ka përshkruar personazhin e trilluar Harryn si një pjesë e madhe e jetës së saj, por ka shtuar se tashmë ndihet e lirë nga presionet për të shkruar diçka të popullarizuar.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.