Ndërlidhjet

TEL AVIV


Është rritur numri i trupave tokësore izraelite që kanë hyrë në Liban gjatë natës, bëjnë të ditur burimet e Izraelit.
Trupat po shkojnë drejt qytetit Bint Xhbail, në jug të Libanit që njihet si një nga fortesat e Hezbullahut.
Izraeli ka vazhduar dhe mëngjesin e sotëm bombardimet në Liban, ku për pasojë janë plagosur gjashtë persona mes të cilëve dhe një fëmijë në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin libanez të Tyres.
Burimet izraelite njoftojnë se sulmet ushtarake do vahzdojnë për së paku dhe 10 ditë të tjera.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs ka bërë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbullahut, por ka shtuar se kushtet e armëpushimit duhet të jenë të drejta. Rajs ka filluar turneun në Lindjen e Mesme, ku ndalesa e parë do jetë Izraeli.
Arabia Saudite ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund vrasjeve në Liban.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG