Ndërlidhjet

MITROVICË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka kërkuar sot nga forca paqeruajtëse KFOR që të shtojë masat e sigurisë në veri të Kosovës për të penguar hyrjen e pakontrolluar të njerëzve dhe parave nga Serbia, me çka financohen dhe ndërtohen struktura paralele serbe në Kosovë. Kryeministri Çeku vizitoi sot disa vendbanime në veri të Kosovës. "Ne kërkojmë që KFOR-i dhe UNMIK-u që kjo pjesë e Kosovës të izolohet nga Serbia. Të izolohet edhe politikisht edhe praktikisht të vendosen masa në kufi, të njëjta si çdokund përreth Kosovës. Deri më tash kanë qenë masa të lehta dhe qytetarët që kanë ardhur nga Serbia nuk e kanë pasur përshtypjen se aty ka një kufi, por kanë pasur përshtypjen që kufiri është ura e Ibrit" tha kryeministri Çeku.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG