Ndërlidhjet

PRISHTINË


Këshilli i Sigurimit ka vendosur të mbajë tri takime për Kosovën me 13 korrik. Sipas Arno Bartademi nga Misioni i Francës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, vend ky që ka presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, takimi i parë do jetë konsultativ dhe do të mbahet mes kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Takimi i dytë do të jetë takim i mbyllur ku kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari do raportojë për ecurinë e deritashme të procesit të bisedimeve para Këshillit të Sigurimit. Në këtë takim nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Prishtinës apo Beogradit. Zoti Bartademi nga misioni francez tha për radion "Evropa e Lirë" se disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit këmbëngulën që të zhvillohet dhe një takim tjetër ku pala kosovare do të mund të paraqesë qëndrimet e saj. Në këtë kuptim tha Bartademi një nga përfaqësuesit më të lartë të Kosovës do të zhvillojë pasditen e 13 korrikut një takim jozyrtar më përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, për të paraqitur zhvillimet në Kosovë.Ndërkaq, sot në Prishtinë, zëvendësshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk ka bërë të ditur se do jetë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu që do marrë pjesë në takimin në fjalë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG