Një anglez që punon si teknik kompjuterësh tha se e ka paralajmëruar policinë për mundësinë e sulmeve terroriste që ndodhën në Londër, në korrik të vitit të kaluar. Martin Gilbertson i deklaroi gazetës "The Guardian" se ka biseduar me policinë për materiale të ndryshme anti–perendimore që i ka parë në një librari islamike , dhe se ju ka dërguar ato bashkë me emrat e dy sulmuesve të aktit terrorist në Londër.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.