Sot në Prishtinë ka arritur kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një vizitë treditëshe që është vizita e parë zyrtare e tij në Kosovë. Pas homazheve që ka bërë te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ai ka takuar drejtues të Institucioneve të Kosovës dhe të administratës ndërkombëtare. Kryeministri Berisha në fjalimin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka bërë thirrje për rrespektimin e të drejtave të pakicave si dhe ka shprehur mbështjetjen për pavarësinë e Kosovës. Me një ceremoni të organizuar kryeministri Berisha u shpall qytetar nderi i Prishtinës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.