Ndërlidhjet

PRISHTINË


Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka vlerësuar se shtimi i numrit të forcave të rendit në veri nuk ka të bëjë me përshkallëzimin e situatës së sigurisë në këtë pjesë, por me përshtypjen që është krijuar tek komuniteti serb mbi këtë situatë. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Niraxh Sing ka deklaruar se kjo përshtypje vazhdon të krijohet nga deklaratat politike të njerëzve të caktuar, të cilët në rastet kur viktimat janë pjesëtarë të komunitetit serb përmendin motivet etnike.
Numri i policëve që tashmë janë angazhuar në veri është 800, 500 prej tyre janë policë ndërkombëtarë, kurse 300 të tjerët pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG