Ndërlidhjet

VLADIKAVKAZ


Një gjyq rus e ka shpallur fajtor Nur-Pashi Kulayev për vrasje dhe terrorizëm, lidhur me sulmin në shkollën e Beslanit në shtator të vitit 2004. Nur-Pashi Kulayev ishte i vetmi sulmues në këtë shkollë që pat mbijetuar. Nga ky sulm ishin vrarë 331 vetë, gjysma prej tyre nxënës. Gjyqtari Tamerlan Aguzarov, tha se Kulayev e meritoi dënimin me vdekje, por dënohet me burgim të përjetshëm, pasi në Rusi është pezulluar dënimi me vdekje. Gjyqtari mëtutje tha se 16 persona të rrëmbyer, e që ishin ekzekutuar nga militantët, kishin humbur jetën pjesërisht edhe për shkak të aksioneve të Nur-Pashi Kulayevit, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në sulm, por ka hedhur poshtë akuzat për vrasje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG