Albana Isufi, Prishtinë
Të rinjtë e vendeve të ish Jugosllavisë historinë moderne, përkatësisht të kaluarën mbi luftërat e viteve të 90-ta, e mësojnë në mënyrë shumë të mangët ose nuk e mësojnë fare, thonë historianët.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, historiani kosovar Enver Hoxhaj, thotë se në librat e historisë me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë nuk janë të paraqitura ngjarjet siç kanë ndodhur në të vërtetë.
“Është e prezantuar në një formë të tillë, aq të shkurtër sa që nxënësit edhe sot, edhe në të ardhmen, nuk janë në gjendje ta formojnë një koncept të mirëfilltë se cili ka qenë qëllimi kryesor i luftës, pse ka ndodhur një luftë e tillë dhe çfarë roli e rëndësie ka në historitë e qytetarëve të Kosovës”.
Një situatë kaotike rreth interpretimit të së kaluarës ka mbretëruar pas luftës në Bosnje. Tre interpretime te ndryshme për një ngjarje. Ugo Vasiljeviq, profesor në Universitetin e Sarajevës, thotë se madje edhe masakra e Srebrenicës nuk është interpretuar asnjëherë në të njëjtën mënyrë.
“Pas luftës nuk ka pasur kontrollim të situatës, që nënkupton se në territore të ndryshme, në diversitete politike e etnike si në Republikën Serbe, madje edhe në Federatën Boshnjako-Kroate ka pasur institute te ndryshme etnike pedagogjike, ku janë krijuar këta libra historie me plot histori të pastër nacionaliste, me glorifikime të së kaluarës dhe me interpretim militant të luftës. Ka qenë luftë pas luftës, por tani në simbole, me diskurse, me interpretime, por ende vazhdonte të ishte luftë e pamëshirshme”, thotë Vasiljeviq, duke shtuar se kanë qenë ekspertët ndërkombëtarë, ata që kanë bërë presion për të dalë nga kjo situatë.
“Situata ka qenë e tmerrshme, ka pasur një interpretim shumë të kufizuar të së kaluarës dhe shumë nacionaliste. Tani ka njëfarë suksesi, që është meritë e faktit se është ngritur si çështje, sepse çdo gjë për luftën e fundit, të 4 viteve të luftës, thjesht është larguar nga librat e historisë”, thotë profesori sarajevas Ugo Vasiljeviq.
Historiani kosovar Enver Hoxhaj thotë se librat e historisë janë një problem i vazhdueshëm i të gjitha vendeve të Ballkanit.
“Mund të them lirshëm se këto tekste paraqesin një problem të të gjitha shoqërive që janë në tranzicion, meqë vuajnë nga mangësia e metodologjisë , vuajnë nga koncepti që të edukojnë qytetarët që janë në shërbim sa të vendit të tyre, por edhe mendojnë në një formë sa më globale. Në të njëjtën kohë janë të hartuar nga historianët, të cilët në të kaluarën i kanë shërbyer qoftë Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ose partive komuniste në Bullgari e Rumani, kështu që një problem i tillë mjerisht e përcjell Ballkanin”.
Problemin me librat e historisë e pranon edhe Radomir Videnoviq, profesor në Universitetin e Nishit.
“Librat e historisë edhe tek ne shkruhen me vështirësi, me mundim dhe kush e di se çka del nga këta libra. Por, mbetet shpresa, që jo vetëm tek ne, por edhe me punën e të tjerëve kjo çështje të zgjidhet”, thotë Videnoviq.
Profesori sarajevas Ugo Vasiljeviq, thotë se në Bosnje janë duke u organizuar konferenca të ndryshme për krijimin e një libri unik të historisë. Në Kosovë, deri tani nuk është ndërmarrë ndonjë iniciativë e tillë. Ndërkohë, një tekst më unik rreth historisë së Ballkanit është hartuar nga Qendra për Demokraci dhe Ripajtim me seli në Selanik. Ky libër sipas historianit Hoxhaj pasqyron në mënyrë më reale historinë ballkanase, por libri ka një karakter më shumë testues.