Ndërlidhjet

BAGDAD/BASRA


Një zinxhir sulmesh vdekjeprurëse kanë goditur sot kryeqytetin irakian duke vrarë të paktën 25 persona dhe plagosur 60 të tjerë.
Në sulmin më të fundit, dy kamikazë hodhën në erë makinat e tyre pranë pikës kryesore të kontrollit në aeroportin ndërkombëtar në Bagdad, duke vrarë 14 persona.
Policia e përshkruan kështu incidentin:
"Ajo çfarë ndodhi ishte se dy rojet e ministrit të energjisë po parkonin këtu dhe dy makina bombë shpërthyen shumë pranë tyre"
Aktet e dhunës së ditës së sotme pasojnë sulmet me bombë të shtunën, të disa tempujve të shenjtë shiitë pranë qytetit të Bakubës, të cilat nuk shkaktuan viktima por vetëm dëme materiale.
Ndërkaq në Basra dy ushtarë britanikë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me bombë në rrugë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG