Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli sot e pranoi vendimin e katër vendeve ndërmjetësuese për Lindjes së Mesme, që t'i kanalizojë ndihmat humanitare drejtpërdrejt tek populli palestinez.
Ministri i jashtëm Tzipi Livni tha se vendimi për ta anashkaluar qeverinë e Hamasit është në vijë me qëndrimin e Izraelit se ndihma humanitare duhet të vazhdojë.
Më herët, kryeministri palestinez Ismail Haniya i kritikoi fuqitë botërore, duke thënë se ato i detyrojnë palestinezët të lëshojnë pe në të drejtat e tyre dhe ta legjitimojnë pushtimin izraelit.
Katërshja përbëhet nga SHBA dhe BE, të cilat e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste, si dhe nga Rusia dhe KB.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG