Zijadin Gashi, Prishtinë
I dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Stephan Lehne ka thënë sot se Kosova është disa vite larg përmbushjes së kritereve të parapara për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Gjatë një vizite të filluar qysh dje në Prishtinë, Lehne tha se pavarësisht faktit që Kosova është ende larg integrimit të saj në BE, ka ardhur që t’i inkurajojë liderët vendorë të punojnë shumë shpejt në çështjet që kanë të bëjnë me përcaktimin e statusit të Kosovës, në mënyrë që të hapet perspektiva tjetër, ajo e integrimeve. Pas një takimi që Lehne ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, ai u bëri thirrje autoriteteve vendore të punojnë më shumë në implementimin e standardeve, për të shpejtuar kështu edhe vet procesin negociator për statusin:
“E kam inkurajuar fuqishëm si zotin Thaçi ashtu edhe tërë ekipin negociues që të vazhdojnë të tregohen konstruktiv në këtë proces dhe të bëjnë propozime në agjendën e ardhshme të bisedimeve për të dëshmuar se interesat e minoriteteve do të merren parasysh”, tha Lehne. Ai tha se ka biseduar me Thaçin dhe në lidhje me misionin e ardhshëm të BE-së në Kosovë, pas zgjidhjes së statusit, mision ky që do të jetë i orientuar kryesisht në drejtësi dhe siguri. Ndërkohë që perspektiva e Kosovës, shtoi ai, është integrimi i saj në BE, me ketë zhvillim që ka sot Kosova, megjithatë ajo duhet të pres edhe një kohë të gjatë:
“Është e qartë që Kosova është disa vjet larg arritjes së objektivave të saj për integrim”, tha Lehne, duke shtuar se kriteret e parapara për integrimin e vendeve të ndryshme në BE janë të përcaktuara dhe këtë e dinë mirë të gjitha qeveritë e rajonit.
Në anën tjetër, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi tha se pret nga Bashkimi Evropian që të luaj rol aktiv në procesin e statusit dhe pas tij. Thaçi u shpreh optimist se procesi negociues do të shpejtohet dhe bashkë me të edhe zgjidhja e statusit të Kosovës:
“Falë përkushtimit të politikës kosovare dhe gjithë qytetarëve të Kosovës do të kemi edhe një vlerësim pozitiv të standardeve nga Këshilli i Sigurimit, në mënyrë që deri në fund të këtij viti të përmbyllet statusi politik, që duhet të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.
Stephan Lehne ka takuar më pas dhe bartësin e Listës Serbe, Oliver Ivanoviq. Ky i fundit tha se kanë biseduar kryesisht për misionin e ri të BE-së në Kosovë dhe procesin e decentralizimit:
“Kryesisht u përqendruam në decentralizim, dhe unë shpreha pakënaqësinë për rrjedhën e takimit të fundit në Vjenë dhe mendoj se të dy palët u treguan jo konstruktive”, tha Ivanoviq. Çështje të tjera të debatuara me zotin Lehne, sipas tij, ishin dhe kthimi i serbëve në institucione, që sipas Ivanoviqit do të ndodhë në një të afërme jo të largët si dhe krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, të filluar qysh mbrëmë kur Stephan Lehne ka biseduar gjatë një darke pune me kryeministrin Agim Çeku, zyrtari i lartë evropian në agjendë ka pasur dhe bisedat me ekipin negociues si dhe atë për ekonomi, takime këto të mbyllura për mediat.