Studentët e universitetit të Prishtinës kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për gjendjen e krijuar në këtë institucion, pas mosmarrëveshjeve të fundit ndërmjet Ministrisë së arsimit dhe Rektoratit të Universitetit. Dje studentët bojkotuan mësimin, duke kërkuar shfuqizimin e një udhëzimi që i jep ministrisë, të drejtën për të ndërhyrë në Universitet. Gjendja në Universitetin e Prishtinës do të diskutohet në një seancë të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet në datën 12 maj.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.