Ndërlidhjet

TEHERAN


Zëdhënësi i qeverisë iraniane tha se presidenti Mahmoud Ahmadinejad i ka shkruar një letër presidentit amerikan George Bush, në të cilën ka propozuar mënyra të reja për zgjidhjen e "gjendjes së brishtë në botë.
Gholam Hussein Elham tha se letra do t'i dorëzohet ambasadës zvicerane në Teheran, e cila i përfaqëson interesat amerikane në Iran.
Njoftimi u bë ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen ta izolojnë ndërkombëtarisht Iranin, pas refuzimeve të Teheranit që të ndërpresë pasurimin e uraniumit. Uashingtoni gjithashtu ka mbështetur përpjekjet e Francës dhe Britanisë që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë, e cila do t'i kërkonte Iranit t'i ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG