Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vendimin e Bashkimit Evropian për t'i pezulluar negociatat e Stabilizim Asocimit me unionin Serbi-Mali i Zi.
"Integrimi i plotë evroatlantik nuk do të jetë i mundur pa bashkëpunimin e plotë të Serbisë e Malit të Zi me Tribunalin e Hagës. Presim nga të gjitha vendet në rajon që t'i arrestojnë dhe ekstradojnë të gjithë të akuzuarit, kudo qofshin ata, veçanërisht Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin", tha Sean McCormack zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit.
Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha se kërkimet për Mlladiçin vazhdojnë, kurse presidenti Boris Tadiç tha se dështimi i qeverisë e dobëson pozicionin e Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG