Nadie Ahmeti, Prishtinë
Rreth 20 mijë nxënës kanë braktisur bankat shkollore nga viti 2001 deri në vitin 2005. Ali Bajgora, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Prishtinë, thotë se prej këtij numri më shumë se 15 mijë fëmijë kanë hequr dorë nga shkolla fillore. Zoti Bajgora pohon se arsyeja e parë e braktisjes së bankave të shkollës në rradhë të parë është gjendja ekonomike dhe vetëdijësimi i ulët i prindërve për të shkolluar fëmijët.
"Jo vetëm të drejtat e arsimit por edhe shumë të drejta të tjera faktikisht dhe fatkeqësisht sot fëmijët në Kosovë nuk mund t'i realizojnë. Duke filluar që nga e drejta më elementare për të jetuar në kushte normale, e drejta e arsimimit si dhe shumë të drejta të tjera, të cilat janë të lidhura me mosmundësinë e realizimit të plotë të këtyre të drejtave të fëmijëve".
Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pohojnë se janë duke u bërë përpjekje për të mobilizuar publikun dhe për të shtuar ndikimin mbi qeverinë, që të përmbushë premtimin për të siguruar arsim të obligueshëm dhe të lirë për të gjithë. Fevzi Berisha, zëvendësministër i Arsimit, ka thënë se Ministria e Arsimit, në bazë të disa projekteve, është munduar të bindë nxënësit të mos braktisin shkollën. Ai shpreson se deri në vitin 2015 do të eliminohet fenomeni i braktisjes së shkollës.
"Të gjithë fëmijët e Kosovës, pa dallim race, gjuhe, gjinie dhe feje, të cilët nuk vijojnë arsimin e obliguar, duhet që t'i kthehen shkollës dhe fëmijërinë ta jetojnë dhe ta bëjnë të lumtur në bankat e shkollës, pranë mësuesve dhe librave, sepse vetëm kështu armatosen me dije dhe dituri, për një ardhmëri më të mirë dhe për një jetë më ndryshe."
Por zoti Bajgora, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Prishtinë, tha se çështja e arsimit tek fëmijët është shumë e ndërlikuar, dhe nuk mund të zgjidhet me një javë arsim për të gjithë, duke menduar lidhur me seminarin që është duke organizuar Ministria e Arsimit.
"Çështja që ndërlidhet me arsimimin e përgjithshëm, unë mendoj se ne si Kosovë kemi nevojë të shpallim vitin e arsimimit për të gjithë".
Habit Hajredini, nga zyra për qeverisje të mirë në kuadër të kryeministrisë, tha se qeveria e Kosovës tashmë është duke ndërtuar mekanizma dhe strategji në fushën për të drejtat e njeriut, ku prioritet ka çështjen e edukimit dhe arsimimit.
"Zyra për qeverisje të mirë ka si prioritet që të punojë në bashkëpunim me institucionet relevante që janë në Kosovë në edukimin, arsimimin nëpërmjet fushatave të ndryshme dhe në mënyrë konkrete do t'u dedikohet dhe minoriteteve të ndryshme, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë".
Sidoqoftë, braktisja e shkollës nga nxënësit, në të shumtën e rasteve ndodh në vendet rurale dhe fëmijët vijnë nga familjet me gjendje të rëndë sociale. Vajzat janë ato që më së shumti e braktisin shkollën fillore, ndërkaq nxënësit e gjinisë mashkullore, në numër më të madh e braktisin shkollën e mesme.