Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka përshëndetur lëvizjet drejt formimit të koalicionit të ri qeverisës në Irak.
- Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të koalicionit do të punojnë me qeverinë e re të Irakut për të rivlerësuar taktikat, për ti harmonizuar metodat dhe për ti forcuar përpjekjet tona të ndërsjella për arritjen e fitores në këtë front qendror në luftën kundër terrorit. Qeveria e re e Irakut do të marrë përgjegjësi në rritje për sigurinë e vendit të saj. Sa më tepër që të forcohen forcat e Irakut, krijohen mundësi për zvogëlimin e forcave amerikane, tha mbrëmë vonë në Sakramento të Kalifornisë, presidenti amerikan, George Bush.
Lideri shiit, Jawad al-Maliki është nominuar që ta formoj qeverinë e re të unitetit kombëtar të Irakut. Ai ka thënë se qeveria e tij do të përbëhet nga shiitët, sunitët dhe kurdët.
BAGDAD
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 3 pjesëtarë të saj janë vrarë sot nga një bombë që goditi makinën e tyre në veriperëndim të Bagdadit. Nga shpërthimet e disa predhave në qendër të Bagdadit, sot janë vrarë 6 civilë dhe janë plagosur dy të tjerë ka njoftuar policia. Shpërthimet ndodhën në mëngjes afër ministrisë së mbrojtjes së Irakut.