Independent
Më 21 maj, në Mal të Zi do të mbahet referendumi që kjo republikë t'i shkëpusë lidhjet me Serbinë dhe ta hedhë farën e një shteti të ri në hartën e Evropës. Brukseli mezi e pranon mospëlqimin e vet. Duke u përpëlitur me perspektivën për pavarësimin e Kosovës, Bashkimi Evropian tash do të përballet me perspektivat jo për një, por për dy shtete të reja.
Bashkimi Evropian e ngriti pragun e referendumit për aq sa mundi, duke insistuar se do ta njohë rezultatin vetëm nëse do të votonin 55% e votuesve. Kjo kërkesë e pashembullt i zemëroi, por nuk i zbrapsi autoritetet në Podgoricë, të cilët kanë qenë shumë të zënë me udhëtimet nëpër kryeqytetet evropiane, për të shpjeguar qëndrimet pro-pavarësisë.
Ministri i Jashtëm Miodrag Vllahoviq thotë se ka ardhur koha që Brukseli të përballet me realitetin dhe shtetin e përbashkët me Serbinë t'ia lërë historisë.
"Nëse do të ketë ndonjë votë pro pavarësisë, atëherë është e qartë se bashkësia shtetërore nuk do të ekzistojë", ka thënë ai. "Por nëse ne kemi shumicën, bashkësia shtetërore ka marrë fund. Ne nuk përpiqemi ta shpërbëjmë një shtet që ka ekzistuar me shekuj. Ishte një marrëveshje e përkohshme, në të cilën ne hymë, sepse kishte një dalje", thotë Vllahoviq.
Duke e vështirësuar pavarësimin e Malit të Zi, Evropa dëshiron ta kompenzojë Serbinë për humbjen e Kosovës, pohon ai. "Ne jemi pengj të Serbisë. Të gjithë në Ballkan janë pengj të Serbisë. Por derisa Brukseli hesht, diplomatëve evropianë u rreh zemra për Podgoricën, ku herët apo vonë, do të hapin zyrat diplomatike", thotë Vllahoviq.
Disa tashmë kanë filluar të merren me të drejtat e pronësisë së disa ambasadave në Cetinje, ish kryeqytetin para Luftës së Parë Botërore, kur Mali i Zi ishte mbretëri e pavarur.
Taborri i ithtarëve të pavarësisë është i mllefosur për mënyrën se si Serbia nën Sllobodan Millosheviqin i futi në luftë me Kroacinë, sidomos gjatë rrethimit të Dubrovnikut në vitin 1991. Serbët përgjigjen se nuk u duhej shumë të lusin. Disa i kritikojnë serbët dhe e akuzojnë Beogradin për të gjitha të këqijat që kanë pllakosur vendin, prej varfërisë e deri te ritmet e ngadalta të integrimit në Bashkimin Evropian. Ankesat edhe më shumë i shton hezitimi i Serbisë për të dorëzuar krye të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.
Por jo të gjithë janë për pavarësinë. Në krye të taborrit kundërshtar janë vënë peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, të cilët me flamuj të Serbisë parakalojnë në qendër të Podgoricës, për të manifestuar fuqinë e partisë proserbe në Mal të Zi.
Megjithate, qeveria vazhdon të sillet sikur vendimi të jetë marrë. Ministri i Jashtëm vazhdon të bëjë diplomaci pa u referuar në Beogradin, kurse dinari serb nuk është valutë legale. Vendi tashmë ka hyrë në eurozonë, kurse në kufirin me Shqipërinë, valojnë flamujt që duken sikur të kenë dalë nga muzeu i Austro-Hungarisë.