Rusia tha se do të mund aprovojë sanksione kundër Iranit vetëm nëse ka prova të bindshme se programi bërthamor i Teheranit nuk është ngushtësisht paqësor. Zëdhënësi i ministrit të punëve të jashtme, Mikhail Kamynin bëri deklaratën sot ndërsa Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të arrijnë në Iran në një vizitë, për të inspektuar stabilimentet bërthamore, përfshirë atë në Natanz, ku Irani thotë se ka pasuruar uraniumin.
Agjencia ka thënë se nuk ka mundur të verifikojë nëse programi bërthamor i Iranit është vetëm civil, por ka shtuar se ende nuk ka gjetur prova që dëshmojnë se Irani po përpiqet të bëjë armë bërthamore.