Ndërlidhjet

PRISHTINË


Raporti i auditimit për ministrinë për kthim dhe komunitete është shumë i disfavorshëm për ministrin Slavisha Petkoviq. Deri në fund të këtij muaji ai duhet të shpjegojë parregullsitë e gjetura dhe më pas do të vendoset nëse do të mbetet ministër apo do të shkarkohet dhe përballet me drejtësinë.
"Ministri Petkoviq duhet t’i shpjegojë ato parregullsi dhe me siguri që përgjegjësia politike është e tij si ministër", tha kryeministri Agim Çeku, sipas të cilit ai dhe zyra ligjore do të merret me zotin Petkoviq. Vendimi lidhur me shkarkimin apo qëndrimin e tij në detyrë nuk pritet shumë shpejt. Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut Jesen Petersen i ka vlerësuar kontrollet aktuale si dëshmi se Kosova ka institucione demokratike që funksionojnë mirë. Ndërkaq kryeministri Agim Çeku theksoi se asnjë zyrtar nuk do të kursehet nga qeveria dhe drejtësia, nëse vlerësohet negativisht nga auditimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG