Ndërlidhjet

HORMONET ESTROGJENE MUND TË PARANDALOJNË KANCERIN NË GJI


Wall Street Journal

Me vite të tëra, mjekët kanë tërhequr vërejtjen se shfrytëzimi i hormoneve estrogjene gjatë menopauzës e vënë gruan përballë rrezikut më të lartë të shfaqjes së kancerit në gji, por disa studime të fundit kanë zbuluar se kjo vërejtje mund të ketë qenë e panevojshme. Studiuesit e Iniciativës për Shëndetin e Grave kanë zbuluar se shfrytëzimi i estrogjenit jo vetëm që nuk e shton rrezikun e kancerit në gji, por madje mund edhe ta parandalojë atë. Rezultatet e publikuara në Revistën e Asociacionit Amerikan të Mjekësisë, ofrojnë siguri për miliona gra, të cilat shfrytëzojnë estrogjenin për të trajtuar simptomat e menopauzës apo për t’u bërë ballë efekteve të histerektomisë. Studimi i fundit mund të hapë shtigje të reja të hulumtimit në rolin që mund ta ketë estrogjeni në luftën kundër kancerit në gji. Shkencëtarët tashmë e kanë të qartë se disa raste të kancerit në gji në fakt mund të zhvillohen në praninë e estrogjenit të natyrshëm, jo pra të atij që konsumohet, por të atij që gjendet në trupin e gruas. Atëherë si mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e kancerit niveli më i madh i estrogjenit? Studiuesit besojnë se estrogjeni i natyrshëm ndikon në mënyrë të ndryshme në kancer në raport me estrogjenin që merret në formë të ilaçeve. Studimet e mëhershme kanë treguar se estrogjeni ka paraqitur rrezik më të madh për shfaqjen e kancerit në gji dhe mjekët kanë qenë të detyruar që në vitet e 80’ta, përbërjen e këtij hormoni ta kombinojnë me një tjetër që quhet progjestin. Por, rezultatet e fundit tregojnë se pikërisht kjo përbërje mund të ketë shkaktuar një rrezik të lartë për kancerin në gji, prandaj mjekët tani përshkruajnë shfrytëzimin i tij vetëm dy herë në vit dhe jo çdo muaj, sikur që ka qenë më parë.
XS
SM
MD
LG