Ambasadori amerikan ne Beograd Michael Polt ka deklaruar se për Shtetet e Bashkuara, pavarësia e Kosovës është njëra nga zgjidhjet e mundshme të statusit të ardhshëm të Kosovës.
Gjatë një deklaratë në Beograd Ambasadori Polt tha gjithashtu se shpreson për rezultate të shpejta në negociata, duke theksuar se për Shtetet e Bashkuara, zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovë duhet të jetë e pranueshme nga shumica e banorëve të saj.
Ai tha se qëndrimi amerikan në këtë pikë është se qeveria në Beograd dhe autoritetet në Prishtinë duhet të fokusohen në të drejtat e pakicave në Kosovë, në decentralizimin, në mbrojtjen e objekteve fetare dhe historike, si dhe të gjejnë zgjidhje për çështjet në fjalë.
Duke komentuar prononcimin e fundit të nënsekretarit të shtetit Nicholas Burns, Polt tha se qëndrimet e zyrtarëve amerikanë duhet të vlerësohen në formën burimore e jo përmes interpretimeve në media.
"Nuk ka kundërthënie ndërmjet asaj që ai ka thënë dhe qëndrimit tonë", tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Polt.