Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Personat dhe zyrat e paliçencuara që bëjnë këmbimin e valutave mund të dënohet deri në pesë vjet, ndërsa ata që shfrytëzojnë këto shërbime ilegale mund të marrin tre vjet burg, thanë sot zyrtarë të UNMIK-ut. Zyrtarët thanë se që nga sot e deri më 30 prill vazhdon periudha e ashtuquajtur e hirtë, gjatë të cilës ata që duan të merren me këmbimin e valutave, duhet të kërkojnë që të regjistrohen, mirëpo, askush deri tani nuk e di se si do të veprohet me ata që bëjnë shitblerjen e dinarit, që është valutë zyrtare e unionit Serbi-Mali i Zi, dhe që përdoret këtë valutë si mjet pagese në Kosovë.
Sidoqoftë, UNMIK-u dhe autoriteti i Bankave dhe Pagesa të Kosovës ka vendosur që të ndalojë këmbimet ilegale të valutave. Kevin Stephenson, udhëheqës i zyrës për informacion financiar në UNMIK tha se është i paligjshëm këmbimi i paliçencuar i parave:
"Këto para që këmbehen në mënyrë të paligjshme, dëmtojnë këmbimoret e liçencuara dhe kjo është konkurrencë e padrejtë dhe në ana tjetër krijojnë rrezikun për shpëlarje parash dhe financim të aktiviteteve terroriste," tha zoti Stephenson, duke pranuar se nuk ka informacione konkrete se këto biznese bëjnë shpëlarje parash apo janë të lidhura me aktivitete terroriste:
"Unë nuk kam ndonjë informacion të veçantë që indikon se këmbimet ilegale të parave kanë ndonjë lidhje me financimin e aktiviteteve terroriste," tha Stephenson.
Pavarësisht nga kjo, UNMIK-u ka lejuar një periudhë njëmuajshe për t’ua mundësuar atyre që duan të këmbejnë valuta, që të aplikojnë për liçencim, tha Shkëndije Himaj-Zekaj, drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë e BPK-së. Ajo tha se procedurat janë të thjeshta dhe vendimi eventual merret shpejt:
"Pasi BPK të vendosë për t’ia dhënë liçencën një aplikanti të caktuar, ai duhet të dëshmojë se ka të depozituara së paku 2.500 euro për ta filluar veprimtarinë," tha Shkëndije Himaj-Zekaj.
Pas kësaj periudhe, ata që nuk do të përfillin këtë kërkesë dhe nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë e liçencimit, do të ndiqen nga policia, qofshin ato zyra, apo persona privatë të paliçencuar që këmbejnë valuta në Kosovë, kur zyrtare është vetëm euro:
"Ata këmbyes që zgjedhin ta injorojnë këtë mundësi dhe vazhdojnë të veprojnë ilegalisht mund të dënohen me pesë vjet burg, ndërsa konsumatorët që e injorojnë këtë vërejtje dhe shfrytëzojnë shërbimet ilegale mund të dënohen me tre vjet burg," tha Kevin Stephenson, i cili nuk kishte përgjigje për mënyrën se si do të veprohet me ata që këmbejnë dinarin, apo që e shfrytëzojnë atë si valutë:
"Ne ende po punojmë me zyrën e komisarit të policisë se si të merremi me këtë çështje, por ende nuk e kemi përfunduar planin për këtë," tha zoti Stephenson, për të vlerësuar se kjo është një çështje politike, edhe pse ligji, sipas tij vlen për gjithë territorin e Kosovës. Stephenson tha se nuk dihej nëse këmbyesit ilegalë do të ndiqeshin dhe arrestoheshin nga policia edhe nëpër enklavat serbe në Kosovë.