Ndërlidhjet

BRATISLAVË


Statusi i Kosovës do të jetë precedent edhe për kriza të tjera, ndërsa synimi që rasti i Kosovës të cilësohet si përjashtim dhe i papërsëritshëm, paraqet përpjekje për të abuzuar me normat ndërkombëtare ka deklaruar Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Në një intervistë dhënë së përditshmes sllovake "Pravda", Sergei Lavrov vuri në dukje se sovraniteti i Kosovës domosdoshmërisht do të manifestohej dhe në konflikte të tjera.
"Është e rëndësishme që për Kosovën të gjendet një zgjidhje universale", ka thënë Lavrov, ndërsa përfundoi se është shumë herët të flitet për pavarësinë e Kosovës dhe aq më pak produktive të thuhet se për këtë tashmë është miratuar vendimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG