Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti francez Zhak Shirak do të vendosë sot rreth nënshkrimit apo jo të ligjit të ri të punës, ligj i cili prej javësh ka shkaktuar protesta në Francë.
Si pasojë e protestave një pjesë e madhe e arsimit universitar, por dhe atij të mesëm është pezulluar.
Studentëve i janë bashkangjitur dhe sindikatat në kërkesat e tyre.
Qeveria beson se ligji i ri do ulë papunësinë në mesin e të rinjve, që në Francë është ndër më të lartat në Evropë, derisa të rinjtë kërkojnë të kenë të njëjtat kushte sigurie në punë si dhe parardhësit e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG