Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përmbyllur vizitën e tij në Republikën Çeke me një vizitë në Radion Evropa e Lirë.
Në intervistën ekskluzive për programin tonë kryeministri Berisha theksoi se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet për rajonin. Më tej ai ka shtuar se "përmes kësaj radioje që ka bërë aq shumë për çlirimin e popujve, apeloj tek qytetarët e Kosovës, që kanë sakrifikuar shumë për lirinë e tyre të japin edhe një kontribut të ri për pavarësinë e Kosovës. Ata duhet të krijojnë një shoqëri ku gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe të krijojnë një mjedis miqësor për të gjitha pakicat, e veçanërisht atë serbe dhe rome."
Duke folur për rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, Berisha theksoi se Shqipëria do jetë kudo ku janë SHBA-të, vendi që gjendet në frontin e parë të kësaj lufte. Sipas kryeministrit shqiptar "për këtë në Shqipëri ka unitet mbarëpopullor dhe nga të gjitha partitë politike". (Më gjerësisht në rubrikën Intervista)