Në pallatin "Auersberg" sot në orën 10.00 filloi raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për decentralizimin në Kosovë.
Para fillimit të takimit, delegacioni i Beogradit i ka dorëzuar të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari, një letër proteste ndaj udhëheqjes së delegacionit të Prishtinës nga Hashim Thaçi.
Duke hyrë në takim, zoti Thaçi tha se askush nuk mund ta ndalë të ardhmen demokratike të Kosovës.
"E kaluara e errët e Kosovës do të varroset nesër me Sllobodan Millosheviqin", tha ai. "Reforma e pushtetit lokal është në të mirë të të gjithë qytetarëve, dhe ka për synim të ndërtojë një shoqëri demokratike e shtet të pavarur", u shpreh Thaçi, ndërsa nuk deshi ta komentonte protestën e delegacionit serb ndaj pranisë së tij në bisedime.