13 kryengritës u ekzekutuan me varje, bënë të ditur autoritetet irakiane. Një prej të ekzekutuarve, ish polic, kishte pranuar se në bashkëpunim me Sirinë kishin hartuar lista të personave që do kryenin vrasje.
Ndërkaq burimet amerikane në Irak njoftojnë se do mbyllin burgun e Abu Graibit, brenda tre muajve, derisa 4500 të burgosurit që janë atje do t'i transferojnë në burgje të tjera. Burgu i Abu Graibit, u bë i njohur për rastet e keqtrajtimit të të burgosurve irakianë.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë nga dy sulme në Bagdad humbën jetën nëntë civilë.
Në një paraqitje para Senatit, sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të parandalojnë një luftë civile në Irak.