Ekipi Negociator i Kosovës e pret i përgatitur të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisaari, i cili nesër vjen në Prishtinë. Në këtë kuadër, ekipi miratoi sot një dokument me përgjigje ndaj disa kërkesave specifike të zotit Ahtisaari. Ish-presidenti finlandez nesër do të bisedojë në Prishtinë lidhur me pozitën e pakicave dhe çështje të tjera, si dhe rreth vazhdimit të bisedimeve për decentralizimin në Vjenë, të caktuara për 17 mars. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili e kryeson ekipin, tha se dokumenti i përgatitur nga Grupi politik strategjik është dokument i përgatitur mirë dhe që u përgjigjet kërkesave të zotit Ahtisari.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.