Ndërlidhjet

BASRA


Derisa në Irak po vazhdon dhuna sektare, kleriku radikal shiit, Moktada al-Sadër, i ftoi të gjithë irakianët që të bashkohen. Ai tha sot në Basra se nuk "ekziston asnjë dallim" ndërmjet muslimanëve shiitë dhe sunitë, ndërsa i ftoi ata që të marrin pjesë në një tubim ku do të kërkohet tërheqja e trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Komentet e tij pasuan tensionet në rritje midis shiitëve dhe sunitëve, pas shpërthimit të së mërkurës në një tempull të shenjtë shiit në Samara. Policia bëri të ditur sot se në një xhami shiite në Basra ka shpërthyer një bombë duke shkaktuar të paktën 2 të plagosur. Ndërkaq në Hila, nga një veturë bombë në një stacion të autobusëve, janë vrarë të paktën 4 njerëz.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG