Albana Isufi, Prishtinë
Seanca e djeshme e Këshillit të Sigurimit, është vlerësuar lart nga analistët kosovarë, për faktin se fuqitë kryesore në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, kanë përkrahur hapur pavarësinë e Kosovës.
Analisti Shkëlzen Maliqi thotë se ky është një hap përpara drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Ai vlerëson faktin se Kosova po vështrohet si një rast unik.
“Problemi kryesor pse deri tani ka patur hezitime për pavarësimin e Kosovës, ka qenë universalizimi i parimeve që është kërkuar prej disa shteteve. Domethënë kjo formula e zgjidhjes si një rast unik, në të vërtetë ja mundëson edhe Këshillit të Sigurimit, edhe faktorit ndërkombëtar, që të shkohet përpara, në mënyrë që të mos hapen pas Kosovës, çështje të tjera".
Analisti tjetër kosovar Lulzim Peci, thotë se me gjithë faktin që shumë nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, vazhdojnë të ruajnë neutralitetin sa i përket deklarimit për statusin përfundimtar të Kosovës, përkrahja e pavarësisë nga SHBA-të dhe Britania e Madhe është një lëvizje e rëndësishme.
“Me këtë, edhe në forumin e Këshillit të Sigurimit është qartësuar pozicioni i SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për statusin e Kosovës, ndërsa anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit, që janë edhe anëtarë të OKB-së, si Rusia dhe Franca, kanë pasur qëndrim neutral, përderisa i vetmi përveç Serbisë, kundër pavarësisë së Kosovës ishte Kina. Sido që të jetë përmendja e pavarësisë në nivelin e OKB-së, është hap i madh për sa i përket qartësimit të statusit të Kosovës, sidomos kur kjo bëhet nga superfuqi, siç janë SHBA-të”.
Lulzim Peci, që njëherësh është drejtor i Institutit për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, thotë se Këshilli i Sigurimit e ka më të lehtë tani të marrë ndonjë vendim për statusin përfundimtar të Kosovës.
“Nëse llogarisim edhe në Grupin e Kontaktit, janë 4 anëtarë dhe ata e kanë qartësuar deri dikund qëndrimin për statusin e Kosovës. Mendoj se për këtë nuk do të ketë problem, por problemet mund të vijnë me Kinën, por në momentin e fundit besoj se ata do të abstenojnë”.
Nga ana tjetër analistët kosovarë e vlerësojnë hap të pamatur politik kërkesën e presidentit serb Boris Tadiq, që të ketë një periudhe 20 vjeçare, gjatë së cilës nuk do të diskutohej statusi politik i Kosovës. Shkëlzen Maliqi thotë se ky propozim tregon se Serbia është në një pozitë dëshpëruese.
“Kërkon rrugëdalje, që të përzgjatë zgjidhjen e statusit, por unë mendoj se kjo nuk është zgjidhje, as për bashkësinë ndërkombëtare e as për rajonin.”
Ndërkaq Lulzim Peci mendon se ky është një qëndrim shumë joreal i Serbisë, si pasojë e qasjes joreale ndaj problemit të Kosovës.
“Kjo tregon se politika në Serbi është në kaos të plotë, sepse nuk janë në gjendje të ballafaqohen as me realitetin e gjendjes në Kosovë dhe nuk ka kanë lexim të mirë të presionit të bashkësisë ndërkombëtare që po bëhet për Kosovën. Serbia duhet të bëjë një zgjidhje të shpejtë ose integrim, sepse zgjidhja e Kosovës bëhet me apo pa ta”.
Analistët kosovarë konsiderojnë se tani është koha kur kosovarët duhet të jenë më të bashkuar dhe të angazhohen maksimalisht për të arritur qëllimin përfundimtar për pavarësinë e Kosovës.