Ndërlidhjet

PRAGË


Edhe sot kanë vazhduar protestat kundër karikaturave të profetit Muhamed, që fillimisht u botuan në Danimarkë, e më pas edhe në disa gazeta evropiane.
Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen i cilësoi protestat si krizë globale dhe bëri thirrje për qetësi.
Ai paralajmëroi se radikalët islamikë po e shfrytëzojnë krizën për ta promovuar agjendën e tyre.
Në Afganistan, 4 njerëz e humbën jetën kur turrma u përpoq të vërsulet në një shtëpi ku gjendeshin trupat norvegjeze në qytetin veriperëndimor Maynama.
Protesta të reja shpërthyen edhe në Lindjen e Mesme, Azi dhe në Afrikë.
Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtohen masat e sigurisë për qytetarët evropianë në zonat ku protestohet.
Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhjetra protestues për të dytën ditë me radhë hodhën gurë dhe koktejë Molotovi në ambasadën e Danimarkës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG