Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka thënë se ndihma e Shteteve të Bashkuara për palestinezët, mund të ndërpritet pas fitores së befasishme të Hamasit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McCormack, bëri të ditur se kjo çështje është duke u rishqyrtuar.
"Nëse formohet qeveri e Hamasit, që me sa duket edhe do të ndodhë, ne do t'i rishqyrtojmë të gjitha aspektet e programit të ndihmës tonë, bazuar në politikën dhe ligjet tona", ka thënë McCormack.
Shtetet e Bashkuara në këtë vit kanë ndarë 234 milionë dollarë për palestinezët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG