Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova po ia bën nderimet dhe po i jep lamtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova.
Ceremonia mortore ka filluar rreth orës 9.00. Në orën 9 e 15 minuta, trupi i pajetë i Presidentit i mbuluar me flamurin e Dardanisë, nga Kuvendi i Kosovës është nisur drejt palestrës "1 Tetori".
Radhë të gjata të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës, kanë qëndruar të heshtur anash rrugës nga ka kaluar kortezhi mortor.
Ceremonia zyrtare fillon në orën 13.00.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë delegacione shtetërore nga shumë vende të botës, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, të cilin e kryeson Sekretari Alphonso Jackson, zyrtarët e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Havier Solana dhe Komisioneri për Zgjerim, Oli Rehn, si dhe delegacione të shumta shtetërore.
Varrimi i Presidentit Rugova bëhet pasdite në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG