Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka liruar 500 të burgosur në Irak përfshirë dhe 2 gazetarë irakenë të cilët i kishte ndaluar disa muaj më parë. Ushtarakët amerikanë në Bagdad thanë se lirimi i të burgosurve erdhi pasi u sqarua se ata nuk kishin lidhje me kryengritësit. Ndërkaq dy gazetarët që punonin për agjensinë Reuters, deklaruan se ishin ndaluar pa asnjë akuzë.
Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë amerikane gjeneral Mark Kimit, tha se njëri prej tyre dyshohej si kërcënues derisa magjistrati e sqaroi çështjen. Për këtë problem ka reaguar dhe grupi i të drejtave të gazetarëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG