Televizioni satelitor në gjuhën arabe Al Jazzira ka transmetuar një videokastë të Ajman al Zavahirit, numrit dy të Al Kaidës, ku i bën thirrje presidentit Bush "të pranojë humbjen në Irak".
Kjo videokasetë, që nuk dihet se kur është regjistruar, vjen pas 24 orëshit të fundit në Irak, ku së paku 120 njerëz janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur.
Kryeministri Ibrahim al Jaffari ka dënuar dhunën duke e cilësuar përpjekje për të penguar procesin politik. Ndërkaq ministri i jashtëm britanik po zhvillon një vizitë të papritur në Basra ku po takohet me trupat britanike atje si dhe me drejtuesit lokalë.