Bashkësia e komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë e konsideron si akt pushtimi ardhjen e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Kryetari i kësaj bashkësie, Marko Jakshiq, ka paralajmëruar mbajtjen më 18 shkurt të një numri mitingjesh në pjesë të ndryshme të Kosovës, me qëllim të kundërshtimit të pavarësisë.
"Misioni i BE-së është mision pushtues, që duhet bojkotuar, përfshi dhe refuzimin për ti shitur ushqime dhe kafe në restorante", tha udhëheqësi i serbëve të Kosovës, Milan Ivanoviç.
Ata kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me Beogradin do organizojnë mbajtjen e zgjedhjeve për parlamentin e serbëve të Kosovës. Zgjedhjet pritet të mbahen më 11 maj, kur janë paraparë dhe zgjedhjet lokale në Serbi.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç në konferencën e parë për shtyp, pas betimit si president mbështeti masat e paralajmëruara nga serbët e Kosovës.