RADIO EVROPA E LIRË
Institucionet e Kosovës thonë se së shpejti do ta shpallin pavarësinë. Ka zëra që thonë se kjo do të ndodhë më 17 shkurt. Sipas jush, kush do ta njohë këtë deklaratë të pavarësisë?
MORTON ABRAMOWITZ
Para së gjithash, më vjen mirë që kësaj faze të kësaj çështjeje, që zgjati shumë, po i vije fundi dhe sinqerisht i mirëpres pritjet se do ta shohim deklaratën e pavarësisë shumë shpejt. Nuk mund të them me siguri se kush do ta njohë. Besoj se së pari, këtë do ta bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga fuqitë e mëdha evropiane. Përfundimisht, besoj se pothuajse e gjithë BE-ja do ta njohë Kosovën, me përjashtim të Qipros greke dhe ndoshta një numri të vogël të të tjerëve. Mendoj se pjesa tjetër e botës po ashtu do ta njohë Kosovën. Kuptohet, ka disa që kanë ndjenja të fuqishme që të mos e ndajnë Serbinë. Por, në masë të madhe mendoj se bota do ta pranojë Koovën. Për fat të keq, as rusët dhe as serbët, që janë ndër aktorët kryesorë, nuk do ta bëjnë këtë dhe do të shohim se si do të sillen. Por, përfundimsisht, çështja ka ardhur në fund dhe ne duhet të lëvizim përpara. Pavarësia duhet të shpallet. Kosova duhet të bëhet entitet serioz. Shtetet e Bashkuara dhe evropianët në veçanti, por edhe vetë Kosova, duhet të merren me konsekuencat e pavarësisë, duke pasur parasysh se si do të sillen rusët dhe serbët.
RADIO EVROPA E LIRË
Rusia po e mbështet Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Në artikullin tuaj në "Moskow Times", para disa ditësh, keni thënë se "në çdo lëvizje, Rusia po i sfidon përpjekjet e Perëndimit për ta lehtësuar pavarësinë e Kosovës". Si e shpjegoni ju këtë qëndrim?
MORTON ABRAMOWITZ
Ndoshta ka shumë mënyra për ta shpjeguar kundërshtimin rus, por mendoj se në masë të madhe rusët po e bëjnë të qartë qëndrimin se asgjë nuk mund të bëhet pa ta dhe se ata nuk do ta lejojnë Perëndimin që t'i anashkalojë. Sa larg do të shkojnë në mbështetjen e Serbisë ose në krijimin e problemeve për Kosovën, nuk e di. Sigurisht, me gjasë Kosova për një kohë të gjatë nuk do të hyjë në Kombet e Bashkuara, për shkak të kundërshtimit rus.
RADIO EVROPA E LIRË
Nga pikëpamja juaj, çfarë lloj reagimesh mund të presim nga Serbia dhe kuptohet nga Rusia, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes nga ana e Perëndimit?
MORTON ABRAMOWITZ
Kjo është një pyetje shumë e mirë, por përgjigjja është se unë nuk jam i sigurt. Ndonjëherë këtë çështje e shikoj me shumë pesimizëm. Megjithatë, deri tash nuk kanë ndodhur gjëra serioze, siç kam menduar. Është e sigurt se ato nuk do ta njohin Kosovën. Ato do ta shpallin ilegale deklaratën e pavarësisë. Rusët do të përpiqen që këtë çështje ta shtrojnë në Kombet e Bashkuara. Me gjasë, ata do të provojnë ta parandalojnë BE-në nga vendosja e misionit në Kosovë. Nga ana e tyre, serbët mund t'i shkëpusin apo t'i reduktojnë marrëdhëniet me vendet që do ta njohin Kosovën. Por, mbetet të shihet edhe çështja se si do të sillen ata me serbët në Kosovë. Ajo që deri tash kam parë, paralajmëron se ata do të jenë shumë të kujdesshëm, por nuk jam i sigurt se çka do të bëhet dhe duhet të presim.
RADIO EVROPA E LIRË
E përmendët misionin e BE-së. Brukseli dhe Prishtina thonë se misioni i BE-së do ta zëvendësojë misionin aktual të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Por, Serbia dhe Rusia thonë se ky mision nuk është në përputhje me Rezolutën 1244!
MORTON ABRAMOWITZ
Ata thonë shumë gjëra, por mendoj se ky mision do të vendoset.
RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Abramowitz, siç thatë, Shtetet e Bashkuara do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por janë disa vende të BE-së, që thonë se nuk do ta bëjnë këtë. Si e shpjegoni ju këtë qëndrim të disa vendeve, në situatën kur duket se vendet kryesore të Bashkimit Evropian do ta njohin pavarësinë e Kosovës?
MORTON ABRAMOWITZ
Është e sigurt se BE-ja është e bashkuar dhe vendet anëtare do ta gjejnë mënyrën për të lëvizur përpara, për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për ta vendosur misionin e BE-së. Për shembull, Qiproja greke e sheh pavarësinë e Kosovës si mbështetje për pavarësinë e Qipros veriore. Prandaj, dyshoj se ekziston ndonjë mënyrë që Qeveria e Qipros greke edhe një kohë të gjatë do ta njohë Kosovën. Mendoj se për ta kjo është çështje që prek në zemër të dallimeve të tyre me qipriotët turkë. Por, e rëndësishme është që asnjë vend nga ato pak shtete që nuk do ta njohin Kosovën, nuk do të përpiqen që ta pengojnë BE-në në vendosjen e misionit që do ta zëvendësojë UNMIK-un.