Trupat australiane mbërritën në Timorin Lindor për të zbatuar gjendjen e jashtzakonshme, të shpallur pas atentatit ndaj presidentit dhe kryeministrit të vendit.
Presidenti Jose Ramos-Horta u qëllua dje në gjoks dhe stomak nga ushtarët rebelë para shtëpisë së tij, dhe tash ndodhet për trajtim mjekësor në Australi.
Kryeministri Xanana Gusmao i shpëtoi një sulmi të ngjashëm. Udhëheqësi i rebelëve Alfredo Reinado u vra gjatë sulmit ndaj presidentit.