Në një raport të ri të Instutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Londër, thuhet se Afganistani rrezikon të bëhet një shtet i dështuar nëse forcat e NATO-s nuk u shkaktojnë disfatë kryengritësve talibanë. Mëtutje në raport thuhet se kryengritësit talibanë po e nxisin ekstremizmin islamik në mbarë botën. Njëherësh, Banka Botërore dhe Departamenti britanik për zhvillim ndërkombëtar thanë se bota duhet të investoj më se dy miliardë dollarë për zhvillimin e Afganistanit për ta luftuar kultivimin e drogave.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.