Një grua izrealite ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në një qendër tregtare në qytetin Dimona në jug të Izraelit. Në vendin e ngjarjes forcat e sigurisë vranë sulmuesin e dytë. Ky është sulmi i parë i kësaj natyre në Izrael gjatë vitit të fundit.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë pohuar dy grupet militante palestineze, Hamasi dhe Jihadi Islamik.
Në zhvillime tjera, forcat izraelite kanë vrarë dy palestinezë dhe kanë plagosur një tjetër gjatë aksionit në qytetin Kabatiya në Bregun Perëndimor. Të tre janë identifikuar si anëtarë të Jihadit Islamik.