Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian sot e ka ftuar Serbinë të nënshkruaj një marrëveshje të përkohshme politike me 7 shkurt pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Më herët, ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshje të plotë të Stabilizim Asociimit me Beogradin për shkak se Holanda insistoi se Serbia duhet së pari plotësisht të bashkëpunojë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish Jugosllavi.
Në vend të kësaj, presidenca sllovene e BE-së tha se ministrat e jashtëm u dakorduan të nënshkruajnë marrëveshje të përkohshme që mbulon bashkëpunimin ne fushën e tregtisë dhe vizat.
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ofertën e BE-së e ka cilësuar historike dhe tha se rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Serbi do të jetë referendum ku qytetarët e Serbisë do të vendosin nëse do të ecin drejt rrugëve të hapura të Evropës apo në drejtim të kundërt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG