Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Moska do të përfitojë ndikim politik duke kontrolluar resurset energjetike në Serbi dhe në rajon, dhe kanë shprehur vlerësime negative rreth arsyeshmërisë ekonomike të Rrymës së Jugut", thuhet në transkriptin e një takimi të nivelit të lartë të zyrtarëve amerikanë dhe atyre serbë në Beograd.
Agjencia Reuters gjithashtu transmeton zëdhënësin e Departamentit të Shtetit në Uashington të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta shohin projektin Nabuko si skemën më të mirë për diversifikimin e energjisë në Evropë.
"Çdo projekt i ri në rajonin euroaziatik do të duhej t'i kontribuojë konkurencës dhe tregut të lirë, si dhe t'i plotësojë standardet e transparencës", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG