Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot viziton selinë e NATO-s ku do takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës jaap De Hoop Scheffer. Gjendja në Kosovë dhe angazhimi aktual dhe në të ardhmen i NATO-s do jenë në qendër të takimit.
Dje kryeministri i Kosovës u takua me zyrtarët e lartë evropianë, Javier Solana dhe Oli Rehn.
Pas takimeve zyrtarët evropianë nuk kanë pranuar të flasin as për data dhe as për afate për shpalljen e pavarësisë. Ndërkaq Thaçi theksoi se shpallja e pavarësisë do të ndodhë shumë shpejt dhe priten vetëm disa aspekte proceduriale.