Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka filluar debatin për situatën e përkeqësuar humanitare në Rripin e Gazës, pas mbylljes së vendkalimeve kufitare nga ana e Izraelit. Ky sesion i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit u kërkua nga Lidhja Arabe. Bashkimi Evropian ka kritikuar Izraelin për, siç u tha, "dënimin kolektiv" të afro 1.5 milionë palestinezëve të Gazës.
Izraeli ka lejuar sot hyrjen e naftës dhe ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës.
Izraeli tha se bllokada është pjesë e përpjekjeve për të ndalur hedhjen e raketave në territorin izraelit nga militantët në Gaza.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG