Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të diskutoj për situatën e përkeqësuar humanitare në Rripin e Gazës, pas mbylljes së vendkalimeve kufitare nga ana e Izraelit. Ky sesion i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Liga Arabe. Bashkimi Evropian ka kritikuar Izraelin për, siç u tha, "dënimin kolektiv" për afro 1.5 milionë palestinezë të Gazës. Izraeli, që thotë se bllokadën e ka bërë në përpjekje për ta ndalur hedhjen e raketave nga militantët në Gazë brenda territorit izraelit, ka premtuar se gjatë ditës së sotme do të lejojë dërgimin e naftës, të ushqimit dhe të ilaçeve.
Raportohet se kamionat cisterna me naftë kanë hyrë sot herët në mëngjes në Rripin e Gazës pas vendimit të Izraelit për ta lehtësuar bllokadën katërditëshe në territorin palestinez.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG