Ndërlidhjet

TBILISI


Mihail Sakashvili është inauguruar për mandatin e dytë presidencial në Gjeorgji. Sakashvilli 40 vjeçar ka marrë postin në praninë e diplomatëve të huaj dhe mijëra mbështetësve. Ndërkaq opozita nuk ka pranuar fitoren e Sakashvillit dhe ka paralajmëruar se pasdite do të mbajë protesta.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov deklaroi se Rusia po sheh mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Gjeorgjisë, të cilat u vendosën pas grindjeve diplomatike me 2006. Lavrov qëndroi në Gjeorgji për të përcjellur inaugurimin e mandatit të dytë presidencial të Mihail Sakashvillit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG